LAJME

35 pika në rend dite në mbledhjen e Qeverisë, Projektligji për Specialen nuk përfshihet në agjendë

35 pika në rend dite në mbledhjen e Qeverisë, Projektligji për Specialen nuk përfshihet në agjendë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2026, 09:57

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Mbledhja është paraparë të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë 35 pika.

Kjo është mbledhja e tretë e Qeverisë “Kurti IV”.

Pikat janë kryesisht për ratifikim të marrëveshjeve financiare, shpronësime e propozime për emërime.

Të gjitha pikat e rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive (ZKM)
  2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 30-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve: 31, 32, 33 dhe 34 elektronike\korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)
  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për “Programin IPA 2021” (ZKM)
  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për “Programin IPA 2022” (ZKM)
  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027 (ZKM)
  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT) (MF)
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për Menaxhimin e resurseve Ujore (MMPH)
  3. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (MPB)
  4. Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Përcaktimin e Procedurës së Themelimit të Parkut Industrial dhe Teknologjik (MINTI)
  5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupeve Tematike për rishikimin Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030 (ZKM)
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit në Ministrinë e Ekonomisë, për pozitat “Inspektorë” në kuadër të Njësisë së Inspektimit të Energjisë (ME)
  7. Shqyrtimi i Kërkesës për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit për projekte kapitale, të nënshkruara nga Ministri i MIT-it dhe Kryetari i Komunës së Drenasit (MIT)
  8. Shqyrtimi i Kërkesës për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nga kategoria e shpenzimeve “Investime kapitale”, konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, në 2 (dy) projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale, të nënshkruara nga Ministri i MIT-it dhe kryetarët e komunave të Podujevës dhe të Shtimes (MIT)
  9. Shqyrtimi i Draft-planit të Veprimit 2026-2028 të Strategjisë për Zhvillim Industrial Mbështetje të Biznesit 2030 (MINTI)
  10. Shqyrtimi i Draftit të Raportit Vjetor 2024-2025 për Implementimin e Programit Eliminimin e Barrierave në Tregti, sipas neneve 34 – 36 TFBE (2021 – 2025) (MINTI)
  11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme, zona kadastrale Ferizaj, si dhe zona kadastrale Talinoc i Jerlive, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2” – Segmenti Hyrja në Qytetin e Ferizajt (MMPH)
  12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25”, Prishtinë – Podujevë (MMPH)
  13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112”, segmenti Gjonaj – Bishtazhin (MMPH)
  14. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Sanimi i rrëshqitjes së dheut në rrugën Hani i Elezit – Gorancë” (MMPH)
  15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore “Virgjinia” dhe “Metaliku”, që janë nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe atyre private, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut Industrial” në Gjakovë (MMPH)
  16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Podujevës (MMPH)
  17. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Podujevës, si “Ndërtimin e tregut të kafshëve” dhe “Ndërtimin e tregut të gjelbër” (MMPH)
  18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Podujevës, si “Ndërtimi i banesave me kosto të përballueshme” dhe “Objektet edukativo-arsimore – çerdhe për fëmijë” (MMPH)
  19. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, Segmenti Banullë – Bresalc (MMPH)
  20. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të objektit i evidentuar si “Shtëpi banimi”, i cili është nën menaxhim dhe administrim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Podujevës, shpronësimi i të cilit është i nevojshëm për realizimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut të Qytetit të Podujevës” (MMPH)
  21. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës së Komunës së FushëKosovës, për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja (MMPH)
  22. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit sendor për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Solar4Kosovo II – Gypi B”, në Komunën e Obiliqit (MMPH)
  23. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, për projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar” (MF)
  24. Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (MF)
  25. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Drejtor i Përgjithshëm” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (MPB)
  26. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë për Regjistrim Civil (MPB)
  27. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (MPB)
  28. Shqyrtimi i Nismes për aderimin në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen Dënimeve Penale Jashtë Vendit (MD)
  29. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbështetje financiare për promovimin ndërkombëtar të filmave kosovarë “Dua” dhe “Shame and Money”.
  30. Të ndryshme

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika