LAJME

46 aksidente dhe 2389 gjoba trafiku të shqiptuara gjatë 24 orë në Kosovë

46 aksidente dhe 2389 gjoba trafiku të shqiptuara gjatë 24 orë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2026, 11:10

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2389 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 23 persona dhe 15 i ka dërguar në mbajtje.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika