Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, vizituan dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në proces të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjatë vizitës, delegacioni u njoftua nga afër me ecurinë e procesit të validimit, përgatitjet profesionale dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së.
“Procesi i validimit është duke u realizuar nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, që është një hap i rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, ngritjen e standardeve profesionale dhe përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ky proces dëshmon përkushtimin e FSK-së për zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të saj, ngritjen e ndërveprueshmërisë me vendet aleate dhe avancimin drejt standardeve të NATO-s.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.