LAJME

Mbreti i Holandës: Marrëdhëniet me Kosovën do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve

Mbreti i Holandës: Marrëdhëniet me Kosovën do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2026, 13:27

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.

Në letrën e tij, mbreti Willem-Alexander ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës, në të mirë të të dy popujve, si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve.

Në fund të letrës, ai i ka uruar presidentes Shiroka Pula sukses në përmbushjen e detyrave të saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika