Policia e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është duke zhvilluar aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.
31 policë dhurojnë gjak vullnetarisht

Në kampin e Njësive të Specializuara në Vrellë, 31 pjesëtarë të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës si: “NJSO”,” NJSI”,” EODD” dhe Njësia “K9 “, kanë dhuruar gjak vullnetarisht.
“Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit. Ky aksion për dhurimin vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në drejtoritë rajonale dhe njësi të tjera të PK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

