Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të partisë, ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit ndër vite.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për besnikërinë ndaj vizionit për kombin dhe shtetin, duke theksuar se Aleanca ka kaluar bashkë me qytetarët nëpër gëzime dhe sfida, pa u dorëzuar asnjëherë.





