Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve, të tregojnë kujdes gjatë pranimit të mesazheve që përmbajnë URL mashtruese duke pretenduar se automjeti i tyre është regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se duhet të paguajnë gjobën në trafik.
“Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, ju lusim të jeni të vëmendshëm të mos bini pre e mashtrimeve përmes SMS të cilët përmbajnë URL mashtruese duke pretenduar se automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se ju duhet të paguani gjobën në trafik”, shkruan në njoftim.






