Home LAJME Ndërroi jetë nëna e komandant Drinit, Qamile Rexha

Ndërroi jetë nëna e komandant Drinit, Qamile Rexha

0
Ndërroi jetë nëna e komandant Drinit, Qamile Rexha

Sot, më datë 1 shtator 2024, ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare nëna e komandant Drinit, Qamile Rexha.

Sipas njoftimit në faqen Ekrem Rexha – Komandant Drini në Facebook, shkruan se dëshira e vetme e saj ishte të gjinden vrasësit e djalit të saj, mirëpo ajo mbylli sytë sot pa i parë ata.

“Nëna Qamile lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si komandant Drini.”, thuhet tutje.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjeres bëhet sot me datë 01.09.2024 në kohën e ikindisë në varrezat e reja në Lubizhdë të Prizrenit.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi

Njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin se sot me datë 01.09.2024 ndërroi jetë më e dashura jonë gjyshja Qamile Rexha.

Varrimi i të ndjeres bëhet sot me datë 01.09.2024 me vakt të ikindisë në varrezat e reja në Lubizhdë.

Lusim Allahun e madhëruar që të ndjeren ta ketë mëshiruar duke e bërë banore të Xhenetit.

Të dua shumë Aka jem

Përqafoje babin shumë”, shkruan nipi i të ndjerës, djali i komandant Drinit, Drini Rexha./TVPrizreni/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here