LAJME

Haradinaj: Ka ardhur koha për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së

Haradinaj: Ka ardhur koha për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2022, 12:37

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur takimin e sekretarit amerikan Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në ShBA.

Përmes dy postimeve në Twitter, Haradinaj thotë se e ka mirëpritur edhe mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së.

Ndër të tjera, kreu i AAK-sëm thotë se ka ardhur koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së.

“E mirëpres mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së dhe takimin e delegacionit shtetëror me Sekretarin Blinken. Amerika ka treguar edhe një herë lidership të vërtetë për të na mbështetur ekonomikisht dhe në dialog. Është koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika