Ish-drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit, Edmond Hoxha, së bashku me kryetarin e degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, vizituan vendin e ngjarjes në Prevallë, për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga zjarret.
Hoxha, në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se janë të shqetësuar me situatën e krijuar në Prevallë.
Ai tutje ka bërë të ditur se më këtë rast ata falënderuan edhe zjarrfikësit nga afër për vullnetin e tyre.
“Të shqetësuar me situatën në Prevallë, sot, së bashku me kryetarin e AAK-së dega në Prizren Besnik Krasniqi, ishim në vendin e ngjarjes për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga zjarret. Shfrytëzuam rastin t’i falenderojmë nga afër zjarrëfikësit për vullnetin e jashtëzakonshëm.”, shkruan Hoxha në Facebook./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.