- Reklama -

Supremja refuzon padinë për mbulesën islame në shkolla: Ministria cakton rregullat për veshjen

Gjykata Supreme e Kosovës të mërkurën ka refuzuar si të pabazuar padinë e paraqitur nga Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional, “Arrita”, ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), lidhur me ndalimin e mbulesës islame në institucionet publike arsimore.

Paditësja kishte kërkuar që të shpallej i paligjshëm dhe të shfuqizohej neni 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 për Kodin e Mirësjelljes dhe Masat Disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme të larta. Sipas saj, ky udhëzim kufizon liritë dhe të drejtat kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesë fetare, ndërsa Kushtetuta parasheh se kufizime të tilla mund të vendosen vetëm me ligj.

- Reklama -

“Arrita” kishte theksuar se në katër vjetët e fundit ka pranuar shumë ankesa nga vajza të përjashtuara ose të pezulluara nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë.

Në arsyetimin e vendimit, Supremja theksoi se MASHTI ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen dhe veshjen e nxënësve, në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

“Prandaj, ndalimi i uniformës fetare në shkolla konsiderohet në përputhje me ligjin dhe hierarkinë normative”, thuhet në vendim.

Gjykata shtoi se kufizimi i manifestimit fetar në institucionet arsimore nuk bie ndesh me Kushtetutën, duke u mbështetur edhe në praktikat e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Në vendimin e saj, Supremja kujtoi se liria fetare është “një çështje e ndërgjegjes individuale”, por jo çdo veprim i motivuar nga feja gëzon mbrojtje absolute. Në shoqëritë demokratike, sipas gjykatës, këto liri mund të kufizohen për të ruajtur harmoninë ndërfetare dhe neutralitetin e shtetit./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort