Home LAJME Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kërcënimi i Vuçiqit, marifet propagandistik për konsum të brendshëm në Serbi

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kërcënimi i Vuçiqit, marifet propagandistik për konsum të brendshëm në Serbi

0
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kërcënimi i Vuçiqit, marifet propagandistik për konsum të brendshëm në Serbi

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve të caqeve ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë – më 1999, e cilëson si të vagët kërcënimin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë së fundmi Kosovës.

Ai e cilëson atë vetëm si vijimësi e propagandës së Vuçiqit për konsum të brendshëm në Serbi.

“Këtë (kërcënimin e Vuçiqit) e shoh kryesisht si një marifet propagandistik për konsum të brendshëm në Serbi dhe një devijim të padobishëm nga detyra reale për të rikthyer në rrugën e duhur normalizimin e marrëdhënieve të përshkruara në Marrëveshjen e Ohrit të vitit të kaluar”, tha Shea për KALLXO.com.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here