FAMILJE

Ministri turk i Tregtisë: Një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil

Ministri turk i Tregtisë: Një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2024, 12:30

Në Stamboll po mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

E në fjalën e tij, ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat tha se shpreson që marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Turqi do të bëhen më të bereqetshme në kohët që po vijnë.

Po ashtu ai u shpreh se Turqia përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, ku ndër të tjera tha se një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil, njofton Klankosova.tv.

“Lutem që marrëdhëniet bilaterale Kosovë dhe Turqi do të bëhen më të bereqetshme në kohët që po vijnë”, tha Bolat.

“Ne plotësisht përkrahim integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, dhe një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil”.

I pranishëm në këtë forum është edhe delegacioni i Kosovës, në krye me kryesministrin, Albin Kurti.

/KlanKosova/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika