LAJME

FSK stërvitet me artileri në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

FSK stërvitet me artileri në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2024, 18:50

Ushtia e Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë, Aselsan dhe BMC dhe në koordinim, bashkëpunim dhe mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt ,ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.

Qëllimi i kësaj stërvitje është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, bënë të ditur FSK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika