Për shkak të situatës së fundit që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, tashmë trupat e KFOR-it kanë rritur kapacitetet e tyre ushtarake.
Tashmë 200 ushtarë të ushtrisë britanike kanë arritur në Kosovë si përforcim i KFOR-it.
Kjo është bërë të ditur nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në rrjetin social “X”.





