LAJME

20 të plagosur nga incidenti me veturë në Munich

20 të plagosur nga incidenti me veturë në Munich
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shkurt 2025, 12:26

Një veturë ka përplasur një grup njerëzish në Munih të Gjermanisë, duke lënë disa të plagosur.

Policia në televizionin gjerman tha se të paktën 20 persona janë plagosur – disa prej tyre në gjendje kritike dhe të rëndë.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit ka vepruar qëllimisht apo ka qenë aksident, shkruan BBC.

Kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter i tha gazetës gjermane Bild se zyrtarët e policisë i thanë se mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.

“Jam thellësisht i tronditur. Mendimet e mia janë me të plagosurit”, thotë ai.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Dachauer Strasse, thotë policia, duke shtuar se shoferi u ndalua në vendngjarje dhe nuk përbën rrezik të mëtejshëm.

Aktualisht është e paqartë nëse ky ishte një sulm apo një aksident.

Konferenca e Sigurisë në Mynih do të fillojë të premten, me nënpresidentin e SHBA-së JD Vance dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që do të mbërrijnë këtë pasdite.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika