LAJME

​20 komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete

​20 komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Maj 2022, 13:40

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me 20 komuna përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.

MAPL do të mbështesë 28 projekte në 20 komuna në vlerë prej 1 milion euro.

Komunat përfituese janë Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtime, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve.

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA NGA GRANTI I MAPL-SË SIPAS THIRRJES “PROGRAMI PËR MBËSHTJETJE PËR PROJEKTET INFRASTRUKTURORE PËR KOMUNITETE PËR KOMUNAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS”

Kryetari Latifi dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, sot nënshkruan marrëveshjen sipas së cilës Komuna e Rahovecit përfiton 40,000.00 Euro grant nga thirrja “Programi për Mbështetje për Projektet Infrastrukturore për Komunitete për Komunat e Republikës së Kosovës”.

“Me mjetet e përfituara nga kjo thirrje, do të mundësohet ndërtimi i rrugëve me prioritet në pjesën e epërme të qytetit, duke i shërbyer zhvillimit të infrastrukturës së përgjithshme të komunës sonë, e veçanërisht pjesës së banuar nga komunitetet” -tha më tej Latifi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika