Në sallën “1 Tetori në Prishtinë”, kundër Covid-19 janë vaksinuar 2 600 persona të moshuar, ndërsa të hënën deri në mesditë janë vaksinuar 85 persona më sëmundje kronike.
Koordinatori kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi, tha se deri më tani mbi 1 mijë persona të moshës mbi 75 vjeç e më sëmundje kronike janë vaksinuar.
“Edhe sot ka vazhduar vaksinimi i të moshuarve mbi 75 vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike, dhe deri në këto qasem kemi 85, ndërsa nëse flasim në shifër nga data 8 deri më sot kemi kaluar 2 600 të vaksinuar përfshirë moshën 85 vjeç, 80vjec dhe 75 e tutje”, tha Bardhi.
Ai po ashtu ka sqaruar se për momentin janë duke u vaksinuar personat mbi 75 vjeç e më sëmundje kronike, pasi sipas tij ka pasur keqinformim se po vaksinohen edhe personat nën 75 vjeç.