LAJME

Të shtëna me armë në një gazmend familjar, ndalohet një i dyshuar në Prizren

Të shtëna me armë në një gazmend familjar, ndalohet një i dyshuar në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Korrik 2025, 16:26

Policia në Prizren ka njoftuar se më datë 30.07.2025, rreth orës 21:05, ka pranuar një informatë se në rrugën “Liman Shala” në Prizren, gjatë zhvillimit të një gazmendi familjar, dyshohej për të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur katër gëzhoja të armës me gaz (pistoletë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë sekuestruar armën e dyshuar. Personi i dyshuar J. Q., mashkull 23-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është lëshuar urdhër për ndalimin e tij për 48 orë.  Ndaj të dyshuarit është filluar hetimi për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim që cenon rendin dhe sigurinë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika