LAJME

Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superpërballje

Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superpërballje
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2025, 09:45

Superliga e Kosovës në basketboll vjen sonte me dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të.

Tashmë sezoni i garave të rregullta po shkon drejt fundit, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.

Sonte përballen finalistët e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje, aq sa ka edhe Bashkimi, që përballet me Vëllaznimin në Gjakovë.

Superliga/Java 23

Sot takohen:

  • 20:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
  • 20:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika