LAJME

Sot mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 në fshatin Gjonaj për banorët e rajonit të Hasit

Sot mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 në fshatin Gjonaj për banorët e rajonit të Hasit
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Korrik 2024, 12:28

Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi, ka rikujtuar dëgjimin publik për buxhetin 2025 që do të mbahet sot (22 korrik 2024) në Gjonaj për banorët e fshatrave të rajonit të Hasit.

Dëgjimi publik do të fillojë prej orës 17:30 në objektin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Gjonaj.

“Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:

Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: halil.lika@rks-gov.net dhe haziz.krasniqi@rks-gov.net .”, thuhet tutje në njoftim./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika