LAJME

Shtyhet afati për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe start-up në komunën e Prizrenit”

Shtyhet afati për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe start-up në komunën e Prizrenit”
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2025, 16:05

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se afati për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe start-up në komunën e Prizrenit” shtyhet për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve.

Afati i ri për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 20.07.2025.

“Kjo shtyrje do t’ju mundësojë kohë shtesë për përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim. Shënim: Të gjithë ata të cilët kanë aplikuar deri më 04.07.2025 nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë”, njofton komuna.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika