Rikujtojmë se, sipas kërkesës së drejtorit të Administratës, Edin Shehu, javën e kaluar, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë vendim që sportelet për shërbime të qytetarëve të jenë të hapura edhe gjatë të shtunave për katër javë radhazi nga ora 09:00 – 13:00.
RIKUJTIM: Administrata Komunale e Prizrenit vazhdon të ofrojë shërbime edhe të shtunave

Kjo për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgim, dhe për t’i ikur kështu vonesave që mund të hasin gjatë kërkesave për t’u pajisur me dokumentacione të nevojshme.
Sportelet për shërbime të qytetarëve do të jenë të hapura edhe tri të shtunave në vazhdim nga ora 09:00 – 13:00. /TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

