Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës ndërroi jetë Prof.Dr. Mejdi Elezi.
Familja e tij ka njoftuar se varrimi do të bëhet në kohën e Ikindisë në varrezat e fshatit Livoq i ulët në komunën e Gjilanit. Ndërkaq, e pamja do të mbahet nga dita e hënë në shtëpinë e të ndjerit në lagjen Ortakoll të Prizrenit, më saktësisht në rrugën ”Avdyl Pajaziti (Leka i madh)”, dhe do të zgjasë 3 ditë.
Keqardhje për humbjen e të ndjerit dhe ngushëllime familjes u ka shprehur edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Ai ka thënë se kontributi i Elezit në zhvillimin e arsimit ishte i madh jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë. Totaj ka shtuar se i ndjeri ishte punëtor i devotshëm i arsimit, i afërt me studentë dhe në këtë frymë edukoi breza të tërë.
”Me keqardhje pranova lajmin për shuarjen e parakohshme të Prof. dr. Mejdi Elezit!
Ishte punëtor i devotshëm i arsimit, i afërt me studentë dhe në këtë frymë edukoi breza të tërë!
Kontributi i tij për zhvillimin e arsimit në Prizren dhe më gjerë ishte i madh.
Familjarëve, miqëve dhe dashamirëve u shpreh ngushëllime të sinqerta.
Do ta kujtojmë me respekt.
I përjetshëm qoftë kujtimi për profën!”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/