Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal.
“Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe janë shpërndarë në të gjitha komunat, në përputhje me kërkesat e tyre. Më 17 shtator 2024, kemi siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit”, ka njoftuar ministri Vitia.





