- Reklama -

Kurti: Jemi mirënjohës ShBA-së për ndihmën, mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të pakursyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, ka qenë fort i veçantë.

Pas kthimit nga ShBA ku ishte bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kreu i qeverisë kosovare, ndër të tjera tha se vizita atje ishte e shkëlqyer dhe e frytshme.

- Reklama -

“Ishte vizitë e shkëlqyer dhe shumë e frytshme, në njërën anë kishim nënshkrimin e marrëveshjes me ShBA, programin kompakt me MCC në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë, dhe në anën tjetër takimi tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin tonë me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. Në programin kompakt siç e kemi shpjeguar bashkë me ministren Artane Rizvanolli parashihet një grant prej mbi 200 milionë dollarë, pra s’është kredi që duhet të kthehet, por grant që i jepet vendit tonë”.

“Takimi me Blinken ishte fort i veçantë sepse u konfirmua miqësia jonë e thellë, por edhe gjithashtu ishte hapja e një kapitulli të ri ku reforma demokratike e Kosovës dhe sfidat para se cilave ndodhet Kosova dhe i gjithë kontinenti për shkak të invazionit rus, kërkon një shtim të bashkëpunimi të Kosovës me ShBA. Ne këtë e synojmë si në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë edhe në atë të integrimit ndërkombëtar dhe pa harruar investimet në ekonomi, investimet amerikane që punojmë të shtohen. Në kohën kur Kosova është vendi më pro demokratik evropian, pro amerikan në Ballkanin Perëndimor, kjo vizitë merr vlerë të shtuar sepse është edhe mirënjohje edhe falënderim i ShBA që Kosova po e dëshmon veten si një rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s kur ajo ndërhyrje udhëhiqej nga ShBA dhe i zhvillimit ekonomik që shkon bashkë me demokraci cilësorë”, tha Kurti.

“Jemi mirënjohës për ShBA për ndihmën, për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të pakursyer”. /klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort