Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tërthorazi ka pranuar se Serbia ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në komunat me shumicë serbe.
Elek siç raportojnë mediat lokale serbe, mbrëmë në një konferencë për media, falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mbështetjen e madhe për popullin serb dhe Listën Serbe, si dhe Qeverinë e Serbisë dhe Zyrën për Kosovën.





