KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se është duke vazhduar me investime kapitale këtë radhë në Malishevë. Në një njoftim për media, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka prezantuar një prej projekteve të vitit 2025, i cili pritet të përfundojë deri në fund të muajit korrik të këtij viti.
Sipas njoftimit, projekti “Rehabilitimi i rrjetit dhe vendosja e ujëmatësve jashtë pronës private në rrugën ‘Imer Krasniqi’, faza II – Malishevë”, ka për qëllim:
Rehabilitimin e rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit, duke ndikuar në zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit, rritjen e cilësisë së së furnizimit me ujë të pijshëm dhe sigurimin e presionit të qëndrueshëm në rrjet;
Vendosjen e ujëmatësve jashtë pronës private për të mundësuar qasje më të lehtë për lexim dhe mirëmbajtje nga ana e kompanisë;
Rritjen e trasnparencës dhe saktësisë në matjen e konsumit;
Forcimin e kontrollit dhe luftimin e keqpërdorimeve të ujit;
Zatimin e standarteve moderne të ujit, duke ndikuar në rritjen e kënaqësisë së konsumatorëve dhe mbështetjen e menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve ujore.
Vlera e këtij projekti 34 mijë e 836 euro.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.