LAJME

KQZ njofton si do të bëhet votimi në zgjedhjet e radhës më 9 shkurt 2025

KQZ njofton si do të bëhet votimi në zgjedhjet e radhës më 9 shkurt 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2024, 13:24

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një videoje në Facebook, ka shpjeguar detajet se si të plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka bërë të fitur se në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik. Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë. Mësoni më shumë se si duhet të plotësohet fletëvotimi dhe shpërndaje videon!”, njofton KQZ./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika