Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher dhe Tilmann Scherf nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar delegacionin gjerman për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj.
Siç bëhet e ditur, në këtë takim u diskutua, për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen. Po ashtu, thuhet se palët shkëmbyen qëndrime lidhur me situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për bashkëpunim dhe partneritet në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
“Në fund të takimit gjeneral Jashari falënderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. Poashtu palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.” – thuhet tutje në njoftim.