- Reklama -

Avokati Koci aplikon në Librin e Rekordeve Guinness për numrin e seancave për konstituim të Kuvendit

Avokati Arianit Koci e ka çuar në Librin e Rekordeve Guinness, çështjen e konstituimit ë Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur në një status në Facebook, duke shtuar se e ka paraqitur rastin më absurd ndonjëherë.

- Reklama -

“Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness. Si qytetar i Kosovës – e paraqita rastin absurd që po ndodh në vendin tim: 48 herë rresht ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po, dyzet e tetë tentime – dhe ende pa Kuvend funksional. Turp, turp, turp”, ka thënë ai.

Koci ka shtuar se kjo nuk ka ndodhur askund në botë – as në vendet me krizë të thellë institucionale, e madje as në shtetet me përçarje etnike, sektare apo politike.

Ka deklaruar se ky veprim është në vazhdën e protestës së tij qytetare, që ka nisur para Kuvendit.

“(Kjo ndodhë v.j. )Vetëm te ne – në një shtet që vetëquhet demokratik. Bllokimi i institucioneve tani është çështje e rendit demokratik, e të drejtave të qytetarëve dhe e funksionimit të shtetit. Nëse Guinness e pranon, të paktën ta dimë që jemi ‘të parët në botë’ për diçka – për një rekord turpi”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar të hënën sërish protestë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort