LAJME

Hoti shpërndan lajmin e mediumit amerikan: Kurti e Osmani të sqarojnë

Hoti shpërndan lajmin e mediumit amerikan: Kurti e Osmani të sqarojnë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2023, 13:24

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, tani deputet i Kuvendit, ka shpërndarë një tekst të mediumit amerikan, Fox News, ku thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen “de facto” dhe autonomi për serbët.

“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti”, shkruan Hoti në Facebook, duke kërkuar reagim nga kryeministri dhe presidentja, nëse kjo s’është e vërtet.

“Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët”, ka shkruar Hoti, duke ia bashkangjitur linkun e lajmit të plotë Fox News, si dhe fjalën ku Von der Leyen raportohet të ketë përmendur autonominë për serbët./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika