LAJME

Haxhiu: Sakrifica e Jasharëve mbeti themel i qëndresës së kombit tonë

Haxhiu: Sakrifica e Jasharëve mbeti themel i qëndresës së kombit tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 10:24

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka  thënë se në marsin e vitit 1998 shtëpia e Jasharëve ishte si shtëpitë e tjera në Kosovë.

Ajo ka thënë se në agimin e 5 marsit forca të shumta policore serbe e izoluan fshatin.

Në fjalën e saj ka thënë se komandanti  Adem Jashari dhe të gjithë e dinin se çfarë dite kishte ardhur.

“Në tri ditë luftime e gjithë historia e Kosovës kaloi përmes Jasharëve dhe qëndresës së tyre për të mos  u larguar nga toka e tyre. Në atë shtëpi të gjithë bashkë të vetëdijshëm për ata që po vinte, askush nuk u largua. Sakrifica e të gjithë atyre mbeti themel i qëndresës së kombit tonë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se pas Prekazit, UÇK-ja u bë realitet i pakthyeshëm.

Haxhiu ka shtuar se Epopeja nuk është vetëm një ngjarje, por mesazh i përjetshëm se sakrifica për liri mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

“Toka e Prekazit nuk është e rëndë vetëm për atë që ndodhi aty, ajo është e rëndë sidomos për atë që kërkohet prej nesh. Kërkon maturi, karakter e bashkim kur është shumë e vështirë. Kërkon që liria të mos përdoret por të përparojë”, ka deklaruar ajo./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika