Të paktën 19 persona janë lënduar mbrëmjen e djeshme gjatë një incidenti me fishekzjarrë në një panair në Dusseldorf të Gjermanisë. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, njoftoi mëngjesin e së shtunës shërbimi i zjarrfikësve.
Rreth 80 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi janë angazhuar në vendngjarje.
Sipas të dhënave paraprake, njëri prej fishekzjarrëve ka shpërthyer në mënyrë të parregullt dhe në një lartësi shumë të ulët. Shkaqet mbeten ende të panjohura.





