Home LAJME 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 19 raste të reja me COVID-19 janë paraqitur në Kosovë në 24 orët e fundit, nga testimi i 2174 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Shtatë raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, gjashtë në Kamenicë, nga dy në Gjilan e Prizren dhe nga një në Ferizaj e Kllokot.

Më së tepërmi raste pozitive ka të grupmoshës 30-39 vjet pesë sosh, ndërsa nga tri janë regjistruar në grupmoshën 40-49 vjte e 50-59 vjet, ndërsa nga dy në grupmoshën 10-19 vjet e 20-29 vjet.

Nga një rast në grupmoshat 0 deri 9 vjet, 60-69 vjet, 70-79 vjet dhe mbi 80 vjet.

Që nga fillimi i pandemisë 160.872 qytetarë janë prekur me koronavirusin e ri, ndërsa 2978 kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht është 460.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here