Ekipi i Unitetit më 13 qershor të vitit 2007, ka shpallur konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës, ku thuhej se “secili propozim duhet t’i përmbahet frymës dhe përmbajtjes së propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Më pas shkruhej se nuk duhet të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë).
Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008.





