LAJME

16 ndalime punimesh në aksionin e Inspektoratit të Punës brenda 48 orëve

16 ndalime punimesh në aksionin e Inspektoratit të Punës brenda 48 orëve
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 09:36

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Kosovës, duke paraqitur rezultatet e ditës së katërt të inspektimeve në një raport 48-orësh.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 38 inspektime, nga të cilat janë shqiptuar 16 ndalime punimesh.

Po ashtu, sipas njoftimit të lëshuar në Facebook, janë evidentuar 11 vërejtje e 10 raste kanë rezultuar pa vërejtje.

Në të dhënat e publikuara thuhet se në nivel komunal Gjakova kryeson për numrin më të madh të inspektimeve me 16 sosh, ku janë marrë nëntë vendime për ndalim punimesh, një vërejtje dhe pesë raste pa vërejtje. Në Podujevë janë kryer 11 inspektime, me katër ndalime punimesh, dy vërejtje dhe pesë raste pa vërejtje. Ndërkaq, në Drenas janë realizuar gjithashtu 11 inspektime, ku janë evidentuar tri ndalime punimesh dhe tetë vërejtje, pa asnjë rast pa vërejtje.

Ky aksion po zhvillohet në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së, Andin Hoti, dhe në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit Qendror të Punës, me fokus në rritjen e sigurisë dhe respektimin e standardeve në vendet e punës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika