Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, MASHTI ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të këtyre komuniteteve për vitin shkollor 2024/2025.
Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës.
Shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024.





