Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Bazuar në dëshminë e prindërve dhënë organeve të hetuesisë, 15-vjeçari dyshohet se i ka kërcënuar me thikë nënën dhe babain pasi s’kanë pasur para për t’i dhënë.





