Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti, 149 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.
149 çifte i dhanë fund martesës së tyre vetëm gjatë muajit mars

Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që gjatë këtij muaji numri i atyre që kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë është dukshëm më i madh. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statisikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit mars janë regjistruar 1 mijë e 238 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.
“Në muajin Mars 2024 janë regjistruar gjithsej 1 238 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 149 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Shiroka-Pula: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon hulumtim dhe dëshmi të reja

Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohen se në Prizren therën me thikë dhe mbajtën peng një person

