LAJME

PDK propozon Arian Tahirin për shef të Grupit Parlamentar

PDK propozon Arian Tahirin për shef të Grupit Parlamentar
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2026, 14:19

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar Arian Tahirin për kryetar të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka marrë vesh KALLXO.com përmes burimeve të saj.

Sipas të njëjtave burime nënkryetare e grupit është propozuar Blerta Deliu-Kodra.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar Besnik Tahirin për kryetar, kurse Time Kadrijaj për nënkryetar.

Lista Serbe ka propozuar për kryetar të Grupit Parlamentar Igor Simiqin, ndërkaq Srgjan Popoviqin nënkryetar.

Ndërkaq, Grupi Multietnik ka propozuar për kryetar Artan Asllanin.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar Jehona Lushaku-Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.

Kurse, se kë e ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje ende nuk dihet.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 11.02.2026.

Deputetët kanë zgjedhur kryetare Albulena Haxhiun nga LVV dhe më pas kanë zgjedhur edhe pesë nënkryetarët e legjislativit.

Nënkryetarët e Kuvendit janë: Ardian Gola (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK), Emilja Rexhepi nga komunitetet joshumicë joserbe, dhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe.

Për votuan 104 për, 6 abstenim dhe 3 kundër.

Votimi u realizua si pako, duke marrë shkas aktgjykimin e fundit të Kushtetueses./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika