130 ushtarë kroatë, prej tyre gjashtë gra, do të vijnë sot për t’iu bashkuar KFOR-it në Kosovë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.
Ata do të nisen në Kosovë me një ceremoni e cila do të mbahet sot nga ora 10:30 në kazermën 132″ Brigada e Ushtrisë Kroate”, në Nasice.





