Në shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në kazermën “Adem Jashari” është bërë rreshtimi i i kuadrateve të FSK-së.
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Kurti: Ashtu siç mund t’i ketë ëndërruar komandanti Adem Jashari

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij dhe në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, tha se FSK-ja po rreshtohet me ushtritë e NATO-së dhe është ashtu siç mund ta ketë ëndërruar kryekomandanti Adem Jashari, atëherë kur ushtria e Kosovës ishte veçse një ide e nuk besohej.
“FSK sot rreshtohet me ushtritë e NATO-s, zbarkon misione që ndërtojnë dhe mirëmbajnë paqen kudo nëpër botë. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur, të nderuar pjesëmarrës, dhe po ngjan, nën urdhra dhe komanda të dhëna nga një kazermë ushtarake me emrin ‘Adem Jashari’, këtu ku jemi mbledhur sot, më 5 mars 2026, në ditët e para të Epopesë së UÇK-së, për ta kujtuar dhe nderuar pikërisht rezistencën e kryekomandantit Adem Jashari dhe të familjes së tij. Përpara nesh janë rreshtuar kuadratet e Ushtrisë së Kosovës, ashtu siç duhet t’i ketë ëndërruar Adem Jashari dikur, në një kohë kur Ushtria e Kosovës ishte veçse një ide që besohej nga fare pak njerëz”, deklaroi kryeminsitri Kurti në fjalën e tij./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni miraton projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon

Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës

