Kandidati i LVV dhe Guxo-s për Mitrovicën, Faton Peci, ka reaguar pas fitores në këtë komunë.
Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie.
“Nga sot, Mitrovica do të ketë qeverisje që dëgjon, që reagon dhe që mban fjalën. Buxheti i komunës do të kthehet në projekte konkrete, në infrastrukturë, arsim, shërbime cilësore dhe hapësira të denja për jetën e përditshme. Të rinjtë tanë duhet ta shohin të ardhmen e tyre këtu, në Mitrovicë. Mitrovica është qyteti i minatorëve – atyre që i dhanë shumë Kosovës. Çdo ditë e tyre fillon me urimin ‘Me fat’, dhe le të jetë pikërisht fati që do ta shoqëroj punën tonë të përbashkët për qytetin” – ka shkruar Peci në Facebook.
Faton Peci arriti fitore në rundin e dytë të balotazhit, përballë kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri. Peci i mori 17 mijë e 837 vota, derisa Tahiri i mori 15 mijë e 522 vota.
