LAJME

Osmani komenton marrëveshjen me Abdixhikun: Nuk është mirë të spekulohet

Osmani komenton marrëveshjen me Abdixhikun: Nuk është mirë të spekulohet
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2026, 10:29

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

E pyetur nëse do të kandidojë për presidente apo për deputete, ajo tha se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur.

“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani. “Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë, do t’ju themi”.

Ajo bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin me qytetarët, duke përmendur edhe paraqitjet e përbashkëta në terren.

“Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, tha ajo.

E pyetur për kundërshtimet e disa ish-deputetëve të LDK-së ndaj rikthimit të saj në politikë, Osmani tha se fokusi i saj mbetet tek qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.

“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika