Avokati Luka Mishetiq ka thënë se Zyra e Prokurorit Special nuk ka dëshmi për urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm te Zonat Operative për të bërë krime.
Mishetiq: ZPS-ja s’ka dëshmi për urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm te Zonat Operative për të bërë krime

Ai ka pyetur se nëse do të kishte plane të tilla, atëherë pse anëtarët e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale nuk ia kanë komunikuar planin Rrustem Mustafës personalisht apo përmes telefonit satelitor.
“Në këtë rast pse anëtarët e NPK-së nuk ia kanë komunikuar planin kriminal Remit personalisht ose përmes telefonit satelitor dhe pse duhej Remi të lexonte për politikat në komunikata, pse ishte e nevojshme kjo? Pse nuk merrte ai urdhra të drejtpërdrejta nga Shtabi i Përgjithshëm ose pse nuk e pyeste Shtabin e Përgjithshëm në qoftë se ai duhet të krijonte qendra ndalimi? Arsyeja pse ZPS-ja duhet të thotë se Shtabi i Përgjithshëm i ka komunikuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave ndaj Zonave, përfshirë këtu Zonës së Llapit, përveç kontaktit personalisht apo telefonave satelitorë është që ZPS-ja nuk ka prova për urdhra të drejtpërdrejta apo të komunikimit të drejtëpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm që kanë dhënë mesazhe të tilla” – theksoi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

