- Reklama -

Avokati i Popullit: Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ende nuk po zbatohen si duhet

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Avokati i Popullit ka theksuar përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie dhe u ka bërë thirrje institucioneve për veprim më të vendosur.

Në deklaratë theksohet se kjo ditë na rikujton rëndësinë e përfshirjes, respektimit të diversitetit dhe dinjitetit njerëzor për secilin individ”.

- Reklama -

Avokati i Popullit kujton se institucionet publike kanë obligim ligjor që të sigurojnë trajtim të barabartë, por se shumë persona me aftësi të kufizuara vijojnë të përballen me pengesa serioze në qasjen në shërbimet shëndetësore, arsim, punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike.

Institucioni ka theksuar se përmes rekomandimeve dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme, ka kontribuar në ndryshime të rëndësishme, përfshirë rishikimin e procedurave të rivlerësimit mjekësor për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilat më parë kishin qenë në kundërshtim me ligjin.

Ndërkaq, thekson se në vitin 2025, janë rekomanduar gjithashtu ulje të tarifave të energjisë elektrike për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër, në pajtim me ligjet përkatëse.

Në deklaratë përmendet edhe trajtimi i rasteve që lidhen me të drejtën e votës për persona me kufizim të pjesërishëm të zotësisë së veprimit, si dhe çështje të qasjes në arsim për personat e shurdhër.

Mirëpo, pavarësisht këtyre përpjekjeve, sipas këtij institucioni, zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit mbetet i ulët.

“Shumë komuna ende nuk sigurojnë qasje të përshtatshme fizike në objektet publike, duke cenuar një të drejtë themelore. Po ashtu, udhëzimet administrative për uljen e tarifave të energjisë elektrike nuk janë miratuar ende. Edhe pse më 3 gusht 2023 Gjykata Kushtetuese konfirmoi amendamentin kushtetues që parasheh përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, miratimi i saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk ka ndodhur. Ky hap është i domosdoshëm për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për forcimin e respektit dhe dinjitetin për personat me aftësi të kufizuara” – shkruan në deklaratë.

Avokati i Popullit thekson tutje se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e kësaj kategorie pa kompromis.

“Avokati i Popullit do të vazhdojë të avokojë në mënyrë të palëkundur që këto të drejta të respektohen dhe të zbatohen në praktikë, duke e konsideruar barazinë dhe përfshirjen vlera thelbësore të një shoqërie demokratike” – shkruan në fund të kësaj deklarate.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort