Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur nderime për viktimat e masakrës së Reçakut.
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut: Le të shërbejë kjo si kujtesë për të ardhmen paqësore

Përmes një njoftimi, Ambasada gjermane ka bërë të ditur se ambasadori Rudolph ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare përkujtimore të mbajtur sot, me rastin e përvjetorit të masakrës së Reçakut të 15 janarit 1999.
“Në ceremoninë zyrtare përkujtimore të sotme, Ambasadori Rainer Rudolph nderoi viktimat e masakrës së Reçakut të 15 janarit 1999. Ambasadori i SHBA-së, William Walker, i cili mori pjesë në ceremoni, udhëhoqi Misionin Verifikues të Kosovës që e bëri krimin publik menjëherë pas ndodhjes. Le të shërbejë kjo ditë si kujtesë për rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje paqësore, ku mizori të tilla të mos përsëriten më kurrë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Shfaqet Lia e Deleve dhe Dhive në Suharekë, ndalohet tregtimi i kafshëve

E gjobiti ditë më parë, kanoset nga i dyshuari polici në Prizren

7 vjet mori pagë pa shkuar në punë, arrestohet zyrtari në Kllokot

