Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se është përmbyllur me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore, duke theksuar se organizimi dhe administrimi i testit është zhvilluar sipas planifikimeve.
Provimi u mbajt në 158 qendra testimi, me gjithsej 1,335 salla ku u sistemuan mijëra maturantë nga e gjithë Kosova. Sipas raportimeve nga komisionerët dhe zyrtarët lokalë, testi ka nisur në kohë dhe nuk janë shënuar parregullsi të theksuara gjatë zhvillimit të tij.
Megjithatë, MAShTI ka konfirmuar se një numër i konsiderueshëm nxënësish janë përjashtuar për shkak të përdorimit të telefonave të mençur, të cilët janë të ndaluar gjatë testimit.





