LAJME

Kurti shprehu ngushëllime në librin elektronik të Ambasadës së Italisë për vdekjen e Papa Françeskut

Kurti shprehu ngushëllime në librin elektronik të Ambasadës së Italisë për vdekjen e Papa Françeskut
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Prill 2025, 19:59

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

 

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në mesazhin e tij, kryeministri shkruan se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit, njofton ZKM.

 

“Në këtë kohë zie, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkohem në lutje me të gjithë komunitetin katolik të Kosovës, i cili ka qenë gjithmonë një shembull i besimit të qëndrueshëm dhe përkushtimit shpirtëror. Zoti e bekoftë Papa Françeskun dhe kujtimi i tij qoftë një burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne”, shkroi më tej kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika